Përfundon dëshminë dëshmitari i 15-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 14 gusht

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të rinisë më 14 gusht 2023

Foto nga arkivi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, me përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit të 15-të me radhë (me kodin 04586), gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të rinisë më 14 gusht 2023.

Dëshmitari me kodin 04586 ka dëshmuar përmes video-lidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke qenë se ekipet e mbrojtjes nuk kanë pasur pyetje për këtë dëshmitar, seanca ka vazhduar me pyetjet e trupit gjykues.

Me pyetje ka filluar anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Guenawl Mettraux, i cili e ka pyetur atë nëse i njëjti i kishte raportuar dikujt atë që i kishte ndodhur anëtarit të familjes së tij, e që dëshmitari u përgjigj me ‘‘po’’.

Ndërkaq, kur u pyet se kujt ia kishte treguar këto ngjarje, DhSK-ja ka vendosur që përgjigjja e dëshmitarit të ketë përmbajtje të redaktuar dhe kështu ka mbetur edhe pjesa tjetër e përgjigjeve të tij.

Më tej, një pjesë e shkurtër e deklarimit të tij ka qenë në seancë publike, por që ka qenë e pamundur të kuptohen plotësisht deklarimet e dëshmitarit.

Në këto rrethana, dëshmia e tij ka përfunduar dhe se gjykimi për këtë çështje gjyqësore do të rinisë më 14 gusht, pas pushimit të Gjykatës Speciale, me dëshmitarët e radhës.

Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith, paraprakisht tregoi se të akuzuarit Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë hequr dorë nga prania e tyre në sallë për këtë seancë dhe të njëjtën e kanë përcjellë përmes video-lidhjes.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika