Kina fshin të dhënat e vdekjes nga Covid-19

Statistikat e raportuara nga provinca Zhejiang treguan se numri i vdekjeve në rajonin e pasur bregdetar gjatë tremujorit të parë të vitit u rrit me 73 për qind nga një vit më parë në 171 mijë

Një nga provincat më të populluara të Kinës ka fshirë të dhënat e vdekshmërisë që ofronin një tregues të numrit të madh të vdekjeve nga lehtësimi i kontrolleve të COVID-it në Pekin në fund të vitit të kaluar.

Statistikat e raportuara nga provinca Zhejiang treguan se numri i vdekjeve në rajonin e pasur bregdetar gjatë tremujorit të parë të vitit u rrit me 73 për qind nga një vit më parë në 171 mijë.

Siç raporton “Financial Times”, shifra ishte shumë më e lartë se 99 mijë dhe 91 mijë vdekjet e raportuara në të njëjtën periudhë në vitet 2022 dhe 2021.

Me statistikat që tërhoqën vëmendjen në mediat sociale kineze, Zhejiang e tërhoqi informacionin jashtë linje.

Spitalet dhe krematoriumet u mbushën me pacientë, pasi Pekini ndryshoi politikën e tij pandemike në dhjetor. Por, zyrtarët kinezë nuk kanë publikuar statistika të detajuara dhe të sakta që do t’u lejonin studiuesve të vlerësonin më mirë përhapjen vdekjeprurëse të virusit nëpër popullatë.

Për gati dy javë në dhjetor, vendi nuk raportoi asnjë vdekje nga COVID-i, edhe pse trupat grumbulloheshin në spitale.

Më pas autoritetet shëndetësore kineze ngushtuan përkufizimin e asaj që përbën një vdekje të tillë dhe u thanë qeverive vendore që ta mbanin COVID-in jashtë certifikatave të vdekjes për të kufizuar numrat e raportuar.

Në fillim të janarit, Organizata Botërore e Shëndetësisë akuzoi Kinën për nënpërfaqësimin e ashpërsisë së shpërthimit të virusit dhe numrin real të vdekjeve.

Asokohe, zyrtarët kinezë të shëndetësisë hodhën poshtë shqetësimet e nënraportimit, duke premtuar se do të studionin dhe do të bënin publike të dhënat.

Por, shtatë muaj më vonë, Kina nuk ka lëshuar asnjë të dhënë.

Përveç vlerësimeve të përafërta të vdekjeve vjetore nga agjencia shtetërore e planifikimit, të dhënat e djegieve në nivel lokal janë statistikat e vetme të disponueshme publikisht të Kinës për gjurmimin e numrit të vdekjeve në vend.

Thuajse të gjithë ata që vdesin në zonat urbane digjen pasi varrosjet janë të ndaluara.

Që nga tremujori i katërt, statistikat mbi numrin e djegieve janë lënë sistematikisht nga dhjetëra raporte tremujore të publikuara nga byrotë lokale dhe kombëtare të çështjeve civile.

Madje, disa zona janë përmbajtur nga publikimi i raporteve, ku përfshihen edhe informacione për numrin e martesave, divorceve dhe ndryshimeve të tjera të popullsisë.

Sakaq, të dhënat më të fundit të Kinës për vdekjet nga COVID-i vijnë nga një raport i mesit të janarit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Sipas komisionit, gati 60 mijë njerëz kishin vdekur nga virusi në institucionet e kujdesit shëndetësor gjatë pesë javëve të para të rihapjes.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika