Haradinaj: Ikja e përgjegjësisë nga Kurti na solli te sanksionet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shefi i ekzekutivit "ka ikur nga përgjegjësia"

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur tryezën e diskutimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se takimi është i dobishëm për sensibilizim të brendshëm.

“Shumë mirë që secili nga ne, veçanërisht të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojmë në një sensibilizim të mëtejmë. Një sensibizilim i brendshëm është i dobishëm, e nxit një ballafaqim qoftë me situatën që krijohet, me vështirësitë që kalojmë. Mirëpres rolin e secilit dhe secilës nga përgjegjësitë tona që ta ndihmojmë një sensibilizim të brendshëm të sfidave që po kalojmë”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan KP.

Ai ka shtuar se edhe pse politika nuk i ka dhënë efektet e veta në paralajmërim të rreziqeve, shoqëria civile e ka dhënë provimin.

“Ne kemi vlerësuar se agresioni i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe lufta, një luftë kundër drejtës ndërkombëtare, ka ndërruar edhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Detyra e jonë në Kosovë ka qenë se si mund të gjendemi ne pas një situate të reja. Me kujdesin më të madh e kemi marrë një pozicion jo aq të lehtë. Kemi kuptuar që njohja finale në rrethanat të tashme, në kualitetin tonë si palë, është e pamundshme. E kemi përkrahur marrëveshjen e planit franko-gjerman”, ka deklaruar ai.

Kreu i AAK-së ka shtuar se shefi i ekzekutivit “ka ikur nga përgjegjësia”.

“Ajo që ka ndodhur së fundmi shohim një ikje nga përgjegjësia nga kryetari i qeverisë, që na solli te sanksionet. Në kohën kur kemi përkrahur marrëveshjen, ne kemi zhvilluar një dialog me palë, në terren me palë. Tani, diskutimet që po ndodhin tani prej partive të tjera edhe kjo që sot po ndodh janë ndihmesë për sensibilizim”, ka përfunduar Haradinaj.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika