Krasniqi takohet me Szunyog, thotë se Qeveria është përjashtuese me miq, koordinuese me kriminelë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvillua një takim me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Në takim, Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij se Qeveria aktuale është “përjashtuese me miq, dhe koordinuese me kriminelë”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se të enjten ka takuar ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në selinë e PDK-së.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për zhvillimet politike të fundit në vend.

Krasniqi i ka shprehur ambasadorit qëndrimin e konsistent të PDK-së për integrimin euro-atlantik të Kosovës, duke e vlerësuar atë si një mision historik të shtetit dhe popullit të tyre.

“Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë”, ka njoftuar Krasniqi në rrjetin social, Facebook

Po ashtu, në deklaratën e tij, kryetari i PDK-së ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë aktuale, e cila sipas tij, është përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë.

Ai e ka vlerësuar këtë qasje si të papranueshme dhe e ka akuzuar se po i sjell vetëm dëme vendit.

Për të adresuar këtë situatë, Krasniqi ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë për të sjellë një Qeveri kredibile në Kosovë.

“Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, kryetari i PDK-së ka falënderuar ambasadorin Szunyog për angazhimin e tij dhe i ka siguruar se partia e tij do të angazhohet fuqishëm për të luajtur një rol konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës përmes të gjitha mjeteve demokratike.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika