“Kokat e shqiptarëve i kanë bërë llamba ”, Grajqevci rrëfen për krimet e Serbisë në Kosovë

Ahmet Grajqefci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, ka theksuar një rast makabër në fshatin Rudnicë, ku forcat serbe kanë kryer një akt aq monstruoz, sa të marrin kokat e shqiptarëve të vrarë për t'i shndërruar në llamba

Ahmet Grajçevci,, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve.

Kryetari i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, Ahmet Grajçevci, duke folur për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ka përmendur edhe një nga aktet e tmerrshme barbare të kryera ndaj shqiptarëve.

Ai ka rrëfyer se si forcat serbe me veprime mizore i kthyen kokat e shqiptarëve në llamba.

Grajçevci u shpreh se “Në Rudnicë kanë vendos edhe shtëpia e asfalt përmbi [kufomat e shqiptarëve të vrarë], aty i kam vëzhgu vet, janë të tmerrshme. Vetëm ata që janë kriminel, nga krimi kanë kalu na kanibalizëm, i kanë marrë kokat e shqiptarëve dhe i kanë bërë llamba,i  kanë vendosur poçen elektrike dhe i kanë mbajtur mbi tavolina. Ka raste të tilla, ka me mijëra shqiptarë që i kemi gjet pa kokë e pa gjymtyrë”

Në një intervistë rrëqethëse për emisionin FIVE, ai ka shprehur dyshime të thella rreth shtetit serb duke e quajtur atë “regjim vetëm edhe më i ndytë se i Millosheviqit”.

Po ashtu, Grajçevci ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të të zhdukurve në Serbi për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me ta.

Megjithatë, ai është i bindur se shteti serb vazhdon të mbyll sytë ndaj kësaj çështjeje dhe do të ketë nevojë për një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur ndonjë progres në këtë drejtim.

“Duhet të hapen dosjet në Serbi për tu zbuluar fati i të pagjeturve. Por shteti serb është ende ai regjim vetëm edhe më i ndytë se i Millosheviqit. Ato dosje mund të hapen vetëm me një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, nëse ata  bëjnë një trysni të madhe atëherë Serbia do t’i tregojë. Serbia ata trupa që i ka atje i shfrytëzon për poen politik”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se ekzistojnë varreza masive në Serbi, ku janë varrosur të zhdukurit nga Kosova.

Ai ka bërë me dije se dëshmitarë serbë kanë treguar për këto varreza publikisht në media serbe, duke dëshmuar për masakrat e kryera gjatë konfliktit.

“Atje janë dhjetë lokacione por mundem me thënë se 8 ose 9 i dimë krejt se kemi dëshmi për atë. Ato janë publike por tash i ruajmë ne, nëse në momentin që ata nuk tregojnë se ku janë ato, ne do t’i tregojmë se ku janë ato. Deh janë edhe dëshmitarët serb, cilët tregojnë edhe publikisht prej mediave serbe”, ka deklaruar tutje ai”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, siç është shprehur ai pa një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, këto dëshmi mund të mbeten të injoruara nga autoritetet serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika