Rriten çmimet e drithërave pasi Rusia kërcënon anijet transportuese

Rusia ka kërcnuar anijet që nisen nga portet ukrainase në të cilat bartin drithëra, duke i konsideruar ato si shënjestra potenciale ushtarake. Njëherit, Moska ka bombarduar edhe objektet ku Ukranina e ka ruajtur grurin në qytetin Odesa

Fotografi ilustruese nga arkivi./ Foto: Bilawal Arbab

Çmimet e drithërave janë rritur ndjeshëm në tregjet globale, pasi Rusia ka thënë se do t’i konsiderojë anijet që nisen me drithëra nga portet ukrainase si shënjestra potenciale ushtarake.

Moska është lartuar të hënën nga marrëveshja e Kombeve të Basskuara, e cila ia ka mundësuar Ukrainës që t’i transportojë drithërat përmes Detit të Zi.

Në tre netët e fundit, Rusia i ka bombarduar objektet ku Ukraina e ruan grurin, në Odesa dhe qytetet tjera.

Moska, po ashtu, ka paralajmëruar se nga dita e enjte, secila anije që do të shihet rreth brigjeve të Ukrainës, do të konsiderohet si palë afër “regjimit të Kievit”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, ka sugjeruar se Rusia është duke planifikuar që t’i godasë anijet civile, dhe më pas t’ia lë fajin Ukrainës.

Ai ka thënë se Rusia ka vendosur shumë mina afër porteve ukrainase, me qëllim që t’i arsyetojë sulmet ndaj anijeve civile.

Kremlini, deri më tani, nuk ka reaguar ndaj këtyre supozimeve.

Çmimet e grurit kanë shënuar rritje 8.2 për qind të mërkurën, dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, ndërsa çmimet e misrit janë rritur për 5.4 për qind.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të rikthehet në marrëveshjen ndërkombëtare për drithërat sapo t’i përmbushen kërkesat.

Aty përfshihet heqja e sanksioneve ndaj shitjeve të grurit rus dhe plehrave për bujqësi, dhe rikthimi i bankës bujqësore të Rusisë në sistemin global të pagesave./REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika