Hiqet guri përkujtimor i Nënë Pashkës nga pronari i tokës, Apolloni: Dyshohet se arsyet janë fetare e politike

Shkrimtari Ag Apolloni ka njoftuar se është hequr guri përkujtimor i Pashkë Markut, nga pronari i tokës në Korenicë të Gjakovës, ku ishte i vendosur si simbol i vuajtjes së një nëne shqiptare

Korenicë, Gjakovë.

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, një simbol i një tragjedie kombëtare, raportohet se është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Korenicë të Gjakovës.

Ky gur ishte vendosur në një arë të Korenicës, për të kujtuar vuajtjen e një nëne shqiptare dhe popullit të Kosovës, por ndodhitë e saj që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë.

Shkrimtari i njohur, Ag Apolloni, e ka bërë të ditur lajmin, duke reaguar me shqetësim për largimin e gurit, që ndodhi pa konsultuar familjen e Pashkës.

Siç ka thënë ai, ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare, sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngrihet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngrihet asnjë kishë aty.

Po ashtu, sipas tij, ka edhe një arsye politike, se s’i paska pëlqyer pronarit të tokës, Hasan Zenun Bala, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e paska shkelur arën e tij, kur ka bërë homazh te guri.

“Çdo kryeministër në të ardhmen duhet të bëjë homazh tek ai gur. Ai gur është simbol i një tragjedie kombëtare”, ka shtuar ai.

Shkrimtari Ag Apolloni ka bërë thirrje të hapur për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës që të mbrojnë këtë simbol të vuajtjes kombëtare dhe ta kthejnë gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës në Gjakovë.

Ai ka këmbëngulur se ky gur nuk ka të bëjë as me politikë as me fetë, por është një përkujtim i fuqishëm i një tragjedie kombëtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika