PDK-ja liston tetë arsye për zgjedhje të reja në Kosovë

Faton Avdullahu, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka paraqitur tetë arsye për të mbështetur nevojën e Kosovës për të shkuar në zgjedhje të reja

Foto ilustrim

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Avdullahu, ka renditur një seri arsyesh përse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se janë deformuar raportet e vendit, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por siç ka shtuar ai, edhe me krejt konceptet euroatlantike mbi shtetndërtimin dhe demokratizimin e vendit tonë dhe mbi lirinë dhe paqen në rajon.

Avdullahu ka theksuar se situata politike dhe sociale është kthyer në një rrugë të vështirë dhe se zgjedhjet e reja janë një mjet për ta riparuar situatën dhe kthyer mbrapa në rrugën e duhur drejt demokratizimit, lirisë dhe prosperitetit.

Në vijim gjeni tetë arsyet që janë paraqitur nga ana e PDK-së:

  • Sepse janë deformuar raportet tona, sidomos me SHBA-n, por edhe me krejt konceptet evro-atlantike mbi shtetndërtimin dhe demokratizimin e vendit tonë dhe mbi lirinë dhe paqen në rajon.
  • Sepse janë krijuar rrethana regresive dhe të dëmshme për sovranitetin tonë në veri, në të mirë të një autonomie politike për atë pjesë të Kosovës.
  • Sepse janë duke u larguar si asnjëherë më parë nga Kosova shumë qytetarë, sidomos të rinj (120 mijë vetëm dy vitet e fundit).
  • Sepse janë deformuar marrëdhëniet me Shqipërinë si kurrë më parë për shkak të bajraktarizmit të papërmbajtur të qeverisjes aktuale me në krye një autokrat populist.
  • Sepse ka pakt tinëzar dhe neveritës me korrupsionin në shumë fusha të shoqërisë e sidomos në energjetikë si në rastin Martin Berishaj.
  • Sepse ka bindje hamshore prej një majtizmi të eksportuar në mënyrë klandestine se, politika qeveritare sot me patjetër, duhet të jetë mbi ligjin, mbi mediat, mbi shoqërinë civile, bile edhe mbi gjyqësorin, sepse të gjitha janë të deformuara në këto dy dekadat e fundit.
  • Sepse qeveritarët sot – nuk dinë por refuzojnë bashkëpunimin, nuk munden por nuk pranojnë ndihmën, nuk kanë përvojë por nuk duan këshilla, e kanë inatin më të madh se logjikën, bindjen politike fe e mbi fe.
  • Poshtë populizmi – zgjedhje të reja sa më shpejt për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e qytetarëve të saj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika