Guri përkujtimor i Pashkë Markut, e njohur si “Nëna Pashkë” një simbol i një tragjedie kombëtar është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Korenicë të Gjakovës. Ky gur ishte vendosur në një arë të Korenicës, për të kujtuar vuajtjen e një nëne shqiptare dhe popullit të Kosovës, por ndodhitë e saj që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë.
Për këtë në “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur nipi i Nënës Pashkë, Liridon Marku, i cili ka thënë se pronari i tokës ku ka qenë guri përkujtimor ka kërkuar që të hiqet nën arsyetimin se familjarët e Nënës Pashkë po dëshirojnë të ndërtojnë një kishë aty.
“Ka qenë kërkesë e tij që ai guri të larohet se ju doni maru një kishë aty. Ai guri është vendos me lejen e zotit Bala në vitin 2004 dhe nuk është vendosur as edhe një shkronjë dhe guri më shumë më”, thënë Marku.
Për këtë gjatë ditës së premte ka regjur edhe publicisti dhe shkrimtari, Ag Apolloni, icili ka hënë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare, sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngrihet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngrihet asnjë kishë aty.
“Nëna Pashkë është simbol i Kosovës, prandaj heqja e atij guri është një gjest i pamenduar i pronarit. Lus Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës (Gjakovë)”, ka shkruar Apolloni në Facebook.