Pacolli: Një mërgimtari nga Zvicra iu kërkua ryshfet nga policia serbe në Merdarë, pasi refuzoi ia përplasen ilaçet

"Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) që po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij  iu kërkua ryshfet"

Pacolli: Një mërgimtari nga Zvicra iu kërkua ryshfet nga policia serbe në Merdarë, pasi refuzoi ia përplasen ilaçet

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh edhe deputeti, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për një rast të “ndalimit dhe keqtrajtimit nga policët serbë në pikat kufitare”.

Pacolli ka thënë se shembulli i fundit i kësaj është më një mërgimtar nga Zvicra që po udhëtonte për në Kosovë të cilit i është kërkuar ryshfet nga policia serbe në pikën e vendkalimit në Merdarë. Dhe pas refuzimit të dhënies së ryshfetit, Pacollli ka thekesuar se policët serbë “tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor çdo ditë, duke ia përplas ato për toke”.

“Qytetarët e Kosovës çdo ditë po i nënshtrohen ndalesave, keqtrajtimit dhe grabitjeve të pajustifikuara nga policët serbë në pikat kufitare. Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) që po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij  iu kërkua ryshfet. Për shkak të refuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 min, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor çdo ditë (duke ia përplas ato për toke). Çfarë primitivizmi, çfarë kulture”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli, gjithashtu, ka bërë të ditur se ky rast ka ndodhur gjatë ditës së premte(sot) rreth orës 19:30.

“A është ky shteti qe ka ndërtuar zotëri Vuçiçi!!!! Kjo ka ndodhur sot në orën 19:30,  Këto raste janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve  skandaloze të udhëtarëve nga policia ( hume here ne gjendje të dehur) e Serbisë që duhet raportuar dhe dënuar nga të gjitha autoritetet”ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika