Katër anëtarë të një familje mbyten në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh

Katër anëtarë të familjes Zogu janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Top Channel

Katër anëtarë të familjes Zogu janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, këtë të premte.

Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu, të gjithë nga fshati Cingar.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë por të njëjtit nuk dolën më nga uji.

Në vendngjarje kanë dalur policia, ku buzë liqenit gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.

Ndërkohë nga ana tjetër drejt zonës u nisën polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë nga uji. /Top Channel

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika