Policia e Shqipërisë njofton se janë gjetur dhe nxjerrur trupat e pajetë të katër shtetasve të mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh.
“Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z)”, njofton Policia e Shqipërisë.
Katër anëtarë të familjes Zogu janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, këtë të premte.
Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu, të gjithë nga fshati Cingar.
Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë por të njëjtit nuk dolën më nga uji.