Një market i ETC-së në Klinë është përfshirë nga zjarri, ka konfirmuar pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi.
Në një përgjigje për Dukagjinin, Kelmendi ka deklaruar se në momentin e përfshirjes së objektit nga zjarri, asnjë person nuk ka qenë brenda objektit.
“Po, mund të konfirmoj se është përfshirë nga zjarri. Nuk ka qenë i hapur marketi, ndërsa shkaqet nuk i di akoma. Jam rrugës për atje”, ka deklaruar ai.
Dukagjini ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk ka pranuar përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.
Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar foto nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se në mars të këtij viti, qendra e ELKOS në Pejë e Kelmendit ishte përfshirë nga zjarri gjithashtu.