Gjoshi nga PDK-ja: Kosova e ka Kurtin që liron banda në koordinim me Radojçiqin

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i liruar të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në koordinim me Milan Radojçiqin

Betim Gjoshi nga PDK

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i liruar të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në koordinim me Milan Radojçiqin.

“Kot po mundohet Albin Kurti, direkt apo nëpërmjet papagallëve të tij, që lirimin e pjestarëve të bandës së Milan Radojçiqit, t’ia faturojë të tjerëve”, ka shkruar Gjoshi.

Gjoshi ka thënë se “koordinimin e fshehtë” të Kurtit me Radojçiqin, “vetëm sa e ka formalizuar në Bratisllavë zëvendësi i tij i dhunshëm, Besnik Bislimi”.

Sipas tij, kryeministri si “bashkëpunëtor i kryekriminelit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqit”, është duke i liruar të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve.

Kujtojmë që deri më tani janë katër serbë nga tetë të arrestuarit e deritanishëm që janë liruar me kusht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika