Ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë ditur se ka vizituar krerët e UCK-së në Hagë.
Klianku përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Hagë do të duhej të ishin pjesëtarët e pushtuesit serbe, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar dhe, jo ata që luftuan për të çliruar vendin e tyre.
“Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar ai.
Klinaku ka theksuar se gjatë ditës së shtunë(sot)ka vizuar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin, ndërsa, gjatë ditës së diel(nesër) do të Nasim Haradnain, Hysni Gucatin dhe Hashim Thaçin.
“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shtuar Klinaku.