Një krim i rëndë po dyshohet që nismën e kishte në rrugët e Gjakovës.
Atje 34 vjecari me inicialet Sh.Ll kishte marrë një 13 vjecare të cilën e kishte futur në veturën e tij, e më pas e kishte dërguar në Junik.
E në shtëpinë e tij po dyshohet që kreu një krim shumë të rëndë.
Në afërsi të rrugës “Edmond Hoxha” ne Junik dyshohet qe nje 34 vjecar ka dhunuar nje 13 vjecare tre here radhazi pa pelqimin e saj.
Pas kësaj viktima kishte ikur nga dritarja dhe kishte lajmëruar policinë.
E për krejt këtë ngjarje detaje për televizionin ka dhënë zëdhënësja e Prokurorisë në Gjakovë, Yllka Juniku Shehu.
“I pandehuri fillimisht e takon dhe përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por e njëjta nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë. Pasi qëndrojnë për një kohë në lokal, i pandehuri më pas e fut të dëmtuarën në automjet dhe e dërgon në shtëpinë e tij në Junik, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi i pandehuri me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj tri herë kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën,” ka bërë të ditur Zëdhënësja e Prokurorisë Yllka Juniku Shehu.
Për të dyshuarin Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Gjakovës që ti caktohet masa e paraburgimit.
Këta të fundit kanë treguar për RTV Dukagjinin se i janë caktuar një muaj paraburgim.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi nëdëshmitarë” thuhet në përgjigjen e Gjykatës
Viktima 13 vjeçare nga babai i saj fillimisht ishte lajmëruar si e zhdukur për tre ditë.