Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani, gjatë ditës së diel e ka akuzuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, për bashkëpunim me Listën Serbe dhe se “është i dirigjuar nga Beogradi, respektivisht, Vuçiqi”.
Më tej, Sinani ka thënë se Arfi ka “guxim” të çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thotë asnjë fjalë për shefin e BIA që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione”.
“Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi. Mbase edhe do të kuptohet nga të gjithë, pse një grupacion politik shqiptar në Preshevë, i quajtur nga Shqiprim Arifi, PATERICË, duhej të ishte pjesë edhe e këtij turpi si ky i sotshmi”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Për këto deklarime ka reaguar vetë Arifi, i cili i ka cilësuar si shpifje të “të zonjës së dëshmuar shpifëse”.