Digjet një autobus në rrugën Prishtinë –Podujevë

Një autobus është djegur në rrugën Prishtinë - Podujevë rreth orës 16:30. Por, sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nuk ka pasur të lënduar në këtë ngjarje

Foto nga vendi i ngjarjes

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për RTV Dukagjini ka thënë se sot, rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë –Podujevë është djegur një autobus.

“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

Sipas saj, në këtë incident nuk ka pasur të lënduar dhe policia është duke i hetuar rrethanat që kanë dërguar në këtë incident.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka shtuar ajo.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka përfunduar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika