Dëmet nga vërshimet në janar, bujqitë ende pa kompensim nga qeveria

Muaj më parë Kosova u përfshi nga një val e vërshimeve si pasoj e reshjeve të shiut. Ndonëse kanë kaluar muaj, bujqit ende nuk janë kompensuar për dëmët që ju janë bërë në tokat e tyre. Ata kanë një apel për Qeverinë

Dëmet nga vërshimet

Djerrina tregonë se muaj më parë në këtë tokë kishte të mbjellur një kulturë të pemeve.

Bëhet fjal për dredhëzat që Mehdi Bresilla, kishte mbjellur në tokën e tij muaj më parë në Llugaxhi të Lipjanit.

Mirëpo, reshjet e mëdha që ishin muajve të parë të vitit Bresillës i shkaktuan shumë dëme.

Të mbjellurat I morri uji, e ato që mbetën në sipërfaqe janë vetëm mbetjet e tyre.

Demët kapin shifra të mëdha eurosh, pasi që produktet bujqësore ishin të kontraktuara për evropian.

“Ky vit më siguri produktet prej Kosovës ka më qenë minimumi 50%.Une  10,5 hektar I kamë të kontraktur për jashtë Kosovës dhe dje e kamë përfundu mbjelljen shkaku I kushteve të lagshtis e që është dasht mi ba shumë javë më parë. Unë kom prit mi marr në klase të parë diku 25 tonë ndërsa tash s’mundem mi marr as 10 tonë”, ka thënë Mehdi Bresilla, bujk në Lipjan.

Mirëpo Bresilla është i zhgënjyer me institucionet pasi që edhe pas më shumë se gjashtë muaj, kompensimi i dëmeve nuk ka filluar.

“Këtu I kamë punëtor të rregullt 8 e gjatë sezonës 50 punëtor I komë. Në këto vërshimi minimum është 120 deri në 130 mijë euro deme qe jane ba ketu. Jonë dal e kanë bë vlersimin por deri tash nuk kemi as një kompenzim”, vijon ai.

Lidhur me mos kompenzimin e dëmve në bujqësi nga vërshimet e muajve janar,shkurt si dhe të muajit maj dhe për shumën në tërsi, në ministrinë e Bujqësisë thonë se kjo është në kompetenca të komisionit Qeveritar  që merret me Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.

Mirëpo, ky komision nuk i është përgjigjur interesimit te televizionit tash e një javë se kur nis e sa do të kushoj kompensimi i dëmve të shiut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika