Një grua ka raportuar në Polici se dyshon se një grua tjetër është dhunuar në komunën e Gjilanit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas këtij raportimi është njoftuar prokurori përkatës.
Rasti është duke u hetuar më tej nga njësitet policore.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshon se ndaj viktimës femër kosovare është kryer rasti dhunim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa njësitet policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.