Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, të hënën e 24 korrikut, e ka anuluar mbledhjen që ishte paraparë të mbahej sot.
Kjo mbledhje është shtyrë për të mërkurën e kësaj jave, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në këtë mbledhje parashihej të bënte shqyrtimin e raportit me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore dhe shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshilllin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Po ashtu, ky komision në rend dite kishte shqyrtimin edhe të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Në rend dite ishte edhe shqyrtimi i raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022, shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022, shqyrtimi i raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, shqyrtimi i raporti vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raporti vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2022.