Balla: U takova me Sveçlën për të gjetur zgjidhje në lidhje me kolonat e krijuara në kufirin Shqipëri – Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, është takuar me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, për të gjetur zgjidhje në lidhje me pritjet në kufi për shkak të policës së sigurimit

Taulant Balla

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka treguar arsyet për takimin që e ka zhvilluar me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla.

Balla tha se me Sveçlën është takuar për ta gjetur një zgjidhje në lidhje me pritjet në kufi në mes të dy shteteve për shkak të obligimit për t’u pajisur me policën e sigurimit, e cila, sipas tij, po merr kohë duke shkaktuar kështu pritje të gjata në kufi.

Ai tha se i ka propozuar Sveçlës që mërgimtarët që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria të pajisën me dokumentin në fjalë pasi ta kalojnë kufirin.

“Është gjë e mirë që ka një shkëmbim të madh mes dy anëve të kufirit, arsyeja e këtij takimi ka qenë kërkesa e imja në kontakt me ministrin Sveçla që takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje. Konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve, të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë, duhet të pajisen me siguracion që merr kohë të caktuar, shqetësimi im është sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim, të gjenden mundësitë që gjatë hyrjes në Kosovë në morinë koha të jetë e shkurtër, ose të gjejmë një zgjidhje të paisjen me siguracion, ta bëjmë një propozim, që sapo hynë në Kosovë, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende, brenda 50 km, ke kohë të pajisesh me siguracion, një arsye për këtë trafik të madh është kjo”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika