Është lejuar që në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të dëshmojë bashkëshorti i mbijetuar i njërës prej viktimave, pasi e njëjta kishte ndërruar jetë së fundmi.
Ky vendim është marrë nga trupi gjykues, me rastin e miratimit të kërkesës së avokatit të viktimave. I njëjti është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Në muajin prill të këtij viti ka nisur gjykimi në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Në deklarimet e tyre, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm përakuzat që u kundërvihen.
Paraqitja e provave ka filluar më 11 prill, ndërsa deri tani kanë dëshmuar 15 dëshmitarë.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjithmonë, sipas aktakuzës, që të katërt pretendohen të kenë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020.
Në paraqitjet e tyre të para në vitin 2010, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm. Njësoj kanë deklaruar edhe Veseli e Selimi.