Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se ka pasur një bashkëbisedim miqësor me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, në selinë qendrore të Aleancës.
Haradinaj njofton se në këtë takim kanë diskutuar për çështjet aktuale në vend dhe se kanë shprehur shqetësimin për “agjendën legjislative” të Qeverise së Kosovës.
“Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Sipas tij, integrimi euroatlantik është “objektivi kryesor strategjik i Kosovës” dhe se ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO.