Klinika e Gjinekologjisë pa klima, lehonat i marrin flladitëset nga shtëpitë

Lehonat në Klinikën e Gjinekologjisë, janë duke marrë pajisje nga shtëpitë e tyre për të zbutur të nxehtin që është në këtë klinikë. Ato kanë thënë se temperaturat e larta që janë aty në mungesë të klimës, janë bërë problematike për to. As Drejtori i Gjinekologjisë, e as nga ShSKUK për problemin në fjalë nuk janë përgjigjur

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë tash e disa javë, janë shndërruar në problem serioz edhe për pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë.

Për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar, shumica janë duke sjellë produkte të ndryshme nga shtëpitë e tyre.

“Ato që po presin të kryejnë procesin e  lindjes po ballafaqohen edhe më të nxehtit brenda objektit pasi që I njëjti nuk ka klim gjatë kësaj periudhe”.

Ndonëse hezitojnë të flasin para kamere për problemin më të cilen po ballafaqohen, mbrapa saj  lehonat që ishinë në repartin e kësaj klinike thonë se të nxehtit është bërë problem, marrë parasysh gjendjen në të cilen ndodhen.

“Klima s’ka nxeht është nga e premtja jomë këtu, në katin e  tret jamë dhe nxeht po është shumë brenda por po duhet me duru”.

Lidhur më këtë problem televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Drejtori i Gjinekologjisë, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, e përgjigje nuk kanë kthyer as nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika