Pejë, pas 23 viteve ADN-ja i tregon se dy martirë kanë identitet tjetër

Në varrezat e fshatit Lybeniq të Pejës, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑠𝑒 23 𝑣𝑖𝑡𝑒 ishte menduar se janë edhe eshtrat e 𝐵𝑎𝑗𝑟𝑎𝑚 𝐴𝑙𝑖𝑚𝑒ℎ𝑎𝑗 𝑒 𝑆𝑒𝑙𝑖𝑚 𝐴𝑙𝑖𝑐̧𝑘𝑎𝑗, por në fakt në varret e tyre kanë qenë eshtrat e 𝐽𝑎𝑠ℎ𝑎𝑟 𝐻𝑎𝑚𝑧𝑎𝑗 𝑑ℎ𝑒 𝑀𝑢ℎ𝑎𝑟𝑟𝑒𝑚 𝐵𝑜𝑏𝑖. Kjo është vërtetuar pas analizave të AND-së, fakt i cili i ka gëzuar familjet Hamzaj e Bobi, për çka iu janë mirnjohës 12 familjeve të cilat përkundër se i kishin gjetur trupat e familjarëve në metoda tradiconale, gjithmonë kanë qenë të gatshëm për testim të AND-së

Mbi 23 vjet familjet e dy martirëve në Lybeniq të Pejës kanë vizituar varret në të cilat ishin vaorrus gabimisht eshtrat e ssdikujt tjetër.

N𝑒̈ varret e Bajram Alimehajt dhe Selim Aliçkaj, në fakt ishin eshtrat e Jashar Hamzajt dhe Muharrem Bobit.

Djali i Muharremit për çdo përvjetor të masakrës së 1 prillit, kishte ardhur në varret e fshatit pa e ditur se eshtrat e babait janë nën këmbët e tij.

Xhevdet Hamzaj, djali i Jashar Hamzaj ka thënë se “Është kthyer në 1999 memorja në atë kohë është kthy, por në tjetrën anë ka qenë edhe gëzim i madh për mua që janë gjetur eshtrat. E di të paktën ku e kam një “cpirr” të ashtit të babës tash, ku e ka varrin, di ku me e sjellë një lule”.

Ky identifikim është bërë i mundur falë vullnetit të 12 familjeve, të cilat edhe pse i kishin identifikuar familjarët e tyre, prap kanë ofrouar ADN-n për të identifikuar trupat.

Në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mesin e mbetjeve mortore të paidentifikuara, vazhdonin të ishin edhe mbetjet mortore të 11 personave të cilët potencialisht ishin viktima të masakrës së 1 prillit nga forcat serbe.

Pa u bërë krahasimet e ADN-s së të gjitha familjeve në listën e të zhdukurve do të vazhdonin të ishin Jashar Hamzaj e Muharrem Bobi.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë se “Kur them potencialisht mund të ishin ndërlidhur me viktimat e Lybeniqit, kjo nënkuptonte se edhe eshtrat që i kishin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në fakt ishin gjetur dhe zhvarrosur në varrezat masive qoftë në varrezat e qytetit të Pejës, qoftë këtu në Lybeniq osë në poligonin ushtarak në Batajnicë të Beogradit”.

Gara tregon se 12 familjet i kishin identifikuar trupat e familjarëve me metoda tradicionale, ngjarje në të cilat shumë herë kishte qenë present përfaqësuesi i fshatit.

Nezirjah Murataj, përfaqësues i fshatit Lybeniq ka thënë se “Si shoqëri e pa-përvojë në këtë drejtim, pas luftës shumë familje të mërzitura, të rraskapitura të lodhura, ku e kanë gjetur një trup të vrarë (e kanë identifiku) në bazë të veshjeve, mirëpo gradualisht duke ardhur edhe ekipe ndërkombëtare edhe vendore (Instituti) ka shku duke u  bë hulumtimi përmes ADN-s për më e verifiku edhe kështu na doli se i kemi varrosur gabimisht”.

Në Lybeniq gjatë kohës së luftës në maj 1998, dhe më 1 e 7 pril 1999, janë vrarë e masakruar mbi 100 persona, shumica civilë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika