Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të martën në orët e para të mbrëmjes të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media.
Ndonëse ky takim ishte paralajmëruar në ora 21:30, për shkak të ndryshimit të agjendës është mbajtur më herët.
“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, thuhet në komunikatën për media nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me takimin e mbajtur në mes të Kurtit dhe Sarrazinit.