Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se listat e veteranëve kanë parregullsi.
“Më e rëndësishmja është të kemi një strukturim të saktë të këtyre listave”, ka thënë Musatafa.
Deputetje e kësaj partie, Hykmete Bajrami, e pranishme në studio, ka thënë se pamundësia e kësaj Qeverie për të implementuar ligjin për kategorizim, ka ndikuar deri te sjellja e një ligji për plotësim-ndryshim të disa ligjeve.
“Kjo shpërfaq dobësi të sistemit dhe dobësi të Qeverisë”, ka thënë ajo.