Ekipi shqiptar nga Kosova Bad News Eagle (BNE), të shtunën në orën 12 do të luajë në fazën legjendare të garës më të madhe të lojës online CS:GO.
Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar, do ta luajë kundër një ekipi danez, i cili radhitet në vendin e 14-të në ranglistën botërore.
Në ballafaqimin e fundit të BNE-së me ekipin danez, ekipi shqiptar nuk e kishte edhe aq të vështirë fitoren ndaj tyre, të cilët të trija ndeshjet i kishin fituar.
Nëse ekipi shqiptar arrin ta kalojë me sukses këtë pjesë të garës, atëherë do të kalojnë në fazën tjetër e cila quhet “Champions Stage”, apo faza e kampionëve.
Ndeshjen e radhës të interesuarit mund ta ndjekin në platformat Twitch dhe Youtube.
Ekipi nga Kosova, janë kualifikuar në fazën finale të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’, pasi e kanë mposhtur ekipin nga Brazili MIBR.
BNE, e kanë përfunduar lojën në rezultat 2:1, me fitore, ndërsa, në mapin e parë 16-13 për ekipin brazilian, në mapin e dytë 16-8 për BNE-n dhe në mapin e tretë 16-11.