Hoxha – deputetëve të LDK-së: Keni qenë sponsorë të ligjit për pagën minimale, duhet ta merrni përgjegjësinë

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Hoxha ka deklaruar se përgjegjësia e rezultateve të këtij ligji duhet të mirret edhe nga ana e LDK-së. Nga ana tjetër, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Qeveria po dështon të bëj kategorizimin në këtë ligj

Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet ta marrë përgjegjësinë për ligjin për pagën minimale, ngase e njëjta, “ishte sponsore” e saj.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Hoxha ka deklaruar se përgjegjësia e rezultateve të këtij ligji duhet të merret edhe nga ana e LDK-së.

“Ky ligj ka kaluar në kohën e Qeverisë Mustafa..Nuk mundemi me u sjell karshi këtij ligji pa përgjegjësinë e sponsorit të këtij ligji. Keni qenë sponsorët dhe duhet ta merrni përgjegjësinë e rezultateve të të njëjtit ligj”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Qeveria po dështon të bëjë kategorizimin. Krahas kësaj, ajo u zotua edhe në emër të partisë për rritjen e pensioneve të veteranëve.

“Problemi është tek implementimi i ligjit. Probleme të tilla kanë të gjitha vendet që kanë kaluar përmes një lufte, nuk është e lehtë. Në këtë rast, ne i kemi dy vite e gjysëm në mandate të kësaj qeverie. Ne mundemi të themi sepse atëherë është bërë implementimi, ligji është bërë për pagesa edhe përmbyllja e listës, e cila nuk është ende e përmbyllne…ajo çka po themi është se Qeveritë më pastaj dhe kjo e tanishmja po dështojnë të implementojnë ligjin që është kategorizimi dhe LDK-ja këtu po zotohet që do të ndodhë implementimi i ligjit që do të thotë kategorizim, e me kategorizim në bazë të të gjitha kalkulimeve…pensioni për veteranët luftëtarë do të ngritet edhe më shumë me ligjin e ri që është në Kushtetuese”, ka deklaruar ajo.

Me 60 vota për e një abstenim, është miratuar ligji për pagën minimale.

Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika