Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka zhdukur njohjen në qendër.
“Kemi thënë që marrëveshja është e keqe dhe dy prej disa elementeve kryesor janë mosnjohja e ndërsjellë. Në fakt në qeveritë e kaluara ka qenë një parim që nuk jemi pajtuar për asgjë përderisa të pajtohemi për gjithçka. E dyta, ju kujtohet që deklarata e Z.Kurti që deklaronte në fillim të mandatit të tij që njohja është në thelb, thoshta as para as prapa, por në qendër të dialogut dhe njohja papritmas u zhduk”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se është edhe një element tjetër që është letra e presidentit Biden dërguar dy palëve që u referohet njohjes në qendërl dhe se sipas tij, situata shumë shpejt “rrëshqet”.