Bislimi: Serbia po e pengon progresin në dialog

Pas mosarritjes së një marrëveshje në takimin e së premtes në Bruksel me delegacionin serb, Besnik Bislimi, e ka fajësuar shtetin e Serbisë duke thënë se po e pengon qëllimisht dialogun

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, e ka fajësuar shtetin e Serbisë për mosarritjen e një marrëveshjeje në takimin e së premtes, në të cilin është diskutuar për çështjen e targave dhe energjisë.

Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka thënë se në takimin e së premtes shteti serb nuk ishte konstruktiv.

Sipas Bislimit, Serbia përmes pjesëmarrjes me strategji desktruktive po tenton ta ngadalësojë progresin në dialog.

“Përkundër pritjeve dhe angazhimit, Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel. Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave në takimin e së premtes.

Kështu ka bërë të ditur emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimeve me delegacionet e të dyja shteteve.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se takimi nuk ka rezultuar me marrëveshje.

“Rezultate të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por u bë përparim për çështje tjera, përfshirë energjinë”, ka thënë ai. “Puna do të vazhdojë”, ka vazhduar tutje Lajçak.

Në këtë takim është paraparë që të bisedohet për targat dhe për energjinë, por siç është raportuar, nuk ka pasur dakordim për këto çështje.

Marrëveshja e përkohshme në mes të të dyja shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave, kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika