Kurti dënon fushatat linçuese ndaj policëve të rinj serbë: Janë të papranueshme për ne, duhet ti dënojnë edhe ndërkombëtarët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në lidhje me fushatat linçuese ndaj policëve të rinj serbë ka thënë se ndërkombëtarët duhet të dënojnë çfarëdo fushate linçimi dhe të jenë më të zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit ndaj integrimit të serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar fushatat linçuese ndaj policëve të rinj serbë që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivit i ka përgëzuar policët e rinj për kurajon për të qenë pjesë e policisë duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve të jenë më të zëshëm ndaj Beogradit për presionin që po bëjnë ndaj integrimit të serbëve.

“I përgëzoj për kurajon për të qenë pjesë e Policisë, sidomos 46 serbët. Fushatat linçuese janë të papranueshme për ne. Ata janë pjesëtarë që e kanë dashurinë për vendin. Ndërkombëtarët duhet të dënojnë çfarëdo fushate linçimi, duhet të jenë më të zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit ndaj integrimit të serbëve. Ata që integrohen jetojnë më mirë, ky është fakt. Ata që nuk integrohen, mbesin peng të politikave të Beogradit”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në fillimin e kësaj jave në veri e kanë nisur punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë.

46 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Nisja e punës së policëve serbë nuk i ka pëlqyer disa serbëve të tjerë pasi që të njëjtëve i janë shpërndarë fotografitë e tyre duke u thirrur si “tradhëtarë”.

Lexo edhe: Policët e rekrutuar serbë fillojnë punën në veri, linçohen në rrjete sociale

Ndërkaq, kryeministri Kurti në lidhje me lirimin e serbëve të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri, ka thënë se nuk është i kënaqur në përgjithësi me punën e Prokurorisë.

“Sa i përket lirimit të të pandehurve që janë mbajtur në paraburgim dhe disa që janë mbajtur në arrest shtëpiak, nuk i kam në hollësi detajet se si janë marrë vendimet e tilla. Me prokurorinë nuk jam i kënaqur, kanë treguar një lloj pasiviteti konstant, nga numri i madh i informacionit dhe denoncimeve që kanë marrë nga institucionet e shtetit është shumë i madh numri i lëndëve që kanë shpejtësi të ulët ose ngecje të plotë. Nuk mund të them që kam bindjen për korrektësi të plotë për përzgjedhjen e lëndëve që bëhen, ata do duhej të japin përgjigje, si bëhet që dikush qëndron në paraburgim për muaj të tërë, dikush as një muaj. Nuk jam i bindur për korrektësinë, megjithatë vendimi meritor ka të bëjë me hollësitë e çështjes, për të cilat do duhej të përgjigjeshin nga KPK”, ka theksuar Kurti.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika