Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, këtë të mërkure ka takuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku edhe ka folur për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, për shkak të situatës së krijuar në veri.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyog tha se “patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në Veri”.
“Shpjegova se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të arritur depërshkallëzimin, siç kërkohet nga deklarata e 27 vendeve të BE-së, e 3 qershorit”, ka përfunduar ai.
Had a good exchange with Foreign Affairs Committee on recent developments and situation in the north. I explained that 🇪🇺EU measures are temporary and reversible, but constructive engagement is needed to deliver on de-escalation as requested by the EU27 statement of 3 June. pic.twitter.com/hvVc8KtJ1l
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 26, 2023
Ndryshe, si pasojë e refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të depërshkallëzuar situatën në Veri, masa ndëshkuese si në aspektin politik dhe atë ekonomik ndaj Kosovës kishte vendosur Bashkimi Evropian.
Vetëm pas këtyre masave qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte pranuar planin e prezantuar tash e një kohë nga Bashkimi Evropian për deeskalimin e situatës në veri.
Por, përkundër pranimit të disa pikave të planit, BE-ja ende nuk i ka larguar masat ndëshkuese, pasi po kërkojnë veprime shtesë nga Kosova për depërshkallëzimin e situatës.
Më 11 korrik, Kosova ishte pajtuar pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore për 25 për qind nё afёrsi tё objekteve komunale dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme atje – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.
Kёshtu kishte bёrё tё ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet njё komunikate pёr media, pas takimit tё zёvendёskryeministrit tё Kosovёs, Besnik Bislimi dhe emisarit special tё Bashkimit Evropian pёr Dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn e 10 korrikut nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ishte arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.