Konjufca pret në takim bashkatdhetarët: Ata kanë dhënë gjithnjë e gjithçka për Kosovën

Veprimtaria e mërgatës ka qenë vazhdimisht vendimtare sa i takon çlirimit të Kosovës dhe shtetimit të saj, e deri te kontributi në ekonominë e vendit dhe procesit të demokratizimit të sferës publike dhe institucioneve, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim bashkatdhetarët në Parlamentin e Kosovës.

Ai ka thënë se veprimtaria e mërgatës ka qenë vazhdimisht vendimtare sa i takon çlirimit të Kosovës dhe shtetimit të saj, e deri te kontributi në ekonominë e vendit dhe procesit të demokratizimit të sferës publike dhe institucioneve.

“Funksioni i saj nuk ka mbaruar dhe as do të përfundojë ndonjëherë, duke qenë element kyç i pandashëm i kombit tonë. Duke qenë e tillë, ne jemi të angazhuar që mërgatës tonë t’ia ofrojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore që ajo të vijë sa më pranë nesh në mënyrë sa më të lehtë, e nga ana tjetër, institucionet dhe mekanizmat tona të mund të asistojnë sa më shumë mërgatën nëpër vendet përkatëse në Evropë dhe më gjerë”, shkroi ai në Facebook.

Kryeparlamentari Konjufca ka potencuar se bashkatdhetarët kanë dhënë gjithnjë e gjithçka kanë mundur për Kosovën.

“Pavarësisht kësaj gatishmërie të natyrshme, institucionet e vendit e kanë në vëmendje prioritare gjithçka që çliron potencialin kontribuues të mërgatës duke e kanalizuar në infrastrukturë stabile institucionale”.

Gjatë këtij takimi, ata kanë folur për të arriturat e deritanishme.

Në takimin me bashkatdhetarët diskutuam pikërisht për këto çështje dhe për nevojën që shteti ynë të organizojë në mënyrë sa më të mirë dëshirën për kontribut ndaj vendit, që buron nga dashuria për të dhe zelli i madh për ta parë sa më të zhvilluar”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika