Kampi “Belvedere” tashmë do të njihet si kampi “Enver Zymberi”.
Pasditen e së mërkurës, në ceremoninë e policëve të rënë është zbuluar memoriali i Enver Zymberajt me ç’rast edhe kampi ka marrur emrin e tij.
I pranishëm ishte edhe kreu i ekzekutivit, Kryeministri Albin Kurti.
“Jam shume i nderuar që po kujtojme 22 zyrtarë policor që dhanë jetën kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione në shtrirje të sovranitetit në vend… Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Zymberit e ne jemi në vendin ku ai morri rrugën e fundit kur u nis drejt shtritjes së sovranitetit në vend. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin. E me neve është edhe djali i tij, Sokoli”, ka deklaruar ai. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për 22 pjestarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, lavdi Enver Zymberit…”
Enver Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës.
Krahas Kurtit, të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe djali i të ndjerit, Enver Zymberi.