Rëndësia e bashkëpunimit në mes qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës e një rrugë lidhëse në mes dy qyteteve ishin qendra e diskutimit në mes Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit të Bashkësisë së Shkodrës, Benet Beci.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci gjersa ky i fundit shoqërohej nga nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi gjatë kohës së tij në Kosovë.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, projektet infrastrukturore patën vend në bisedën në mes dy të lartëcekurve.
“Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve. Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.”, thuhet në njoftim.