Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu edhe i pari i Partisë Socialiste (PS), ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e partisë.
Në mbledhjen e mbajtur të mërkuren, në asamblenë e përgjithshmë të PS-së, u bënë disa ndryshime të mëdha. Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknurit u zëvendësua nga Blendi Klosin i cili deri në momentin e marjes së postit të ri, mbante postin e sekretarit organizativ në PS.
Përveç Gjiknurit, janë shkarkuar edhe Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji; Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj; Sekretarja për Koordinimin, Blerina Gjylameti; Sekretari Digjital, Etjen Xhafaj; Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj; Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko dhe Sekretari për Migracionin, Laert Duraj, raporton TopChannel.
Një tjetër vendim u mor në këtë mbledhje, ku Bledi Çuçi “ndërroi” postin me Taulant Ballën. Taulant Balla u emërua ministër i brendshëm në kabinetin e Ramës, kurse Çuçi i cili ditë më parë u shkarkua nga kjo pozitë, u zgjodh kryetar i grupit të PS-së.
Asambleja e Përgjithshmë e PS-së, u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë. Kjo është ndër mbledhjet e pakta të asamblesë me dyer të mbyllura që prej kohës kur Edi Rama mori timonin e PS-së (2005).