Qyteti i Kharkivit është në veri-lindje të Ukrainës dhe është 50 km nga kufiri rus dhe jo shumë larg nga rajoni i Donbasit, po ashtu është zona e grupeve seperatiste pro-ruse që luftojnë për Rusinë.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës pas Kievit. Para se të fillonte lufta në Kharkiv jetonin 1.4 milionë banorë dhe më shumë se një milionë të tjerë në provincën përreth.
Kjo e bëri Kharkivin një objektiv kryesor strategjik të pushtimit rus që në ditët e para të luftës, por linja mbrojtëse i ka rezistuar javëve të tëra për të pushtuar këtë qytet. Në vend të kësaj, Rusia iu drejtua bombardimeve të qytetit me artileri të rëndë. Siç ka bërë me obvjektivat tjerë kyç si Mariupoli, duke shkaktuar dëme të mëdha, raporton “BBC”.
Gjatë javëve të fundit, ka pasur përpjekje nga forcat ukrainase për t’i rimarrë qytetet në veri, duke u përshpejtuar në një kundërofensivë të suksesshme dhe po ashtu duke i shtyrë forcat ruse prapa kufirit.
Disa raporte kanë sygjeruar se armët e artilerisë ruse janë shtyrë aq larg sa të mos kërcënojnë qendrën e qytetit. Megjithëse kryetari lokal i Karkivit, Ihor Terekhov ende është duke paralajmëruar se nuk është e sigurt se forcat ruse nuk do të rikthehen.