Çfarë janë obsesionet, fiksimet dhe manitë?

Tema e bisedës në kuadër të diskutimit me profesionistë të shëndetit mendor në emisionin “Jeto”, sonte ishin fiksimet, obsesionet dhe manitë.

E ftuar në emisionin “Jeto”, me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini ishte psikologia Antigona Qenaj Sejdiu, e cila deklaroi se obsesionet, fiksimet dhe manitë shpesh nënkuptojnë gjërat e njëjta, që mund të kenë dallime të vogla, por që në përgjithësi flasin për vëmendjen dhe përkushtimin e madh që kemi kundrejt një gjëje, dhe sjelljen e përsëritur që bëjmë duke dhënë vëmendjen e duke përkushtuar energjinë në atë drejtim.

Psikologia lidhur me obsesimin dha shembullin e pastrimit shumë të shpeshtë të duarve, me dhjetëra e qindra herë brenda ditës e cila në raste dëmton edhe lëkurën, duke thënë se kjo krijohet si obsesion nga frika dhe ankthi për t’i ikur sëmundjeve.

Dallimi nga mendimi praktik në këtë rast sipas psikologes, është fakti se këto çrregullime obsesivo-kompulsive nuk mund të kontrollohen nga personat, dhe ata vuajnë nga kjo gjëndje.

Burimi i sjelljes obsesive sipas Qenaj Sejdiut është ankthi, por ajo që e shkakton ankthin mund të jetë një nga arsye të shumta, që për personin cilësohet ngjarje traumatike apo dhimbje emocionale.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika