Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një grua në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari për rastin është i mitur.
“Lidhur me rastin, si rezultat i punës policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën, pasi një grua në Vushtrri ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur për të.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore”, thuhej në raport.
Një grua raporton në polici se është dhunuar, dërgohet për ekzaminime mjekësore