Ish-ylli i Man City dhe Spanjës, David Silva tërhiqet nga futbolli

David Silva i ka thënë një lamtumirë emocionale futbollit, në moshën 37-vjeçare, pasi pësoi një lëndim të rëndë në parasezon

David Silva

Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva, ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli pasi pësoi një lëndim të rëndë në gju.

Reprezentuesi spanjoll, 37 vjeç, kaloi një dekadë me Cityn pasi u bashkua nga Valencia në vitin 2010. Ai luajti më shumë se 400 herë për klubin, duke fituar katër tituj të Premier League.

Silva iu bashkua Real Sociedadit pas largimit nga Manchester City në vitin 2020 dhe ishte gati të niste një sezon të katërt me klubin spanjoll.

“Sot është një ditë e trishtuar për mua”, ka thënë Silva.

“Sot është koha t’i them lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën time. Sot është koha t’u them lamtumirë kolegëve të mi, të cilët janë si familje për mua. Do të më mungojnë shumë”, ka shtuar ai.

 

Ai ka bërë një video emocionuese në të cilën ka rishikuar karrierën e tij i veshur me pantallona të shkurtra dhe e ka mbyllur me një “faleminderit futboll”.

Njoftimi u bë edhe nga gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, i cili konfirmoi se lëndimi i rëndë i ligamentit të kryqëzuar të gjurit (ACL) ishte arsyeja për vendimin e tij të vështirë.

Silva, i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm, ka shpërfaqur aftësitë e tij të larta në shumë klube të mëdha të futbollit, duke fituar 20 trofe gjatë karrierës së tij.

Ai ka luajtur për klube prestigjioze si Valencia, Manchester City dhe Real Sociedad, duke lënë një ndikim të thellë në secilin prej tyre.

Gjatë karrierës së tij si futbollit, Silva ka fituar 1 Kupë të Botës, 2 Kampionate Evropiane, 4 Liga Premier, 2 Copa del Rey, 5 Kupa të Spanjës, 2 Kupa FA dhe tri Superkupa të Anglisë.

Një numër i ish-shokëve të skuadrës kanë ndarë mesazhe mbështetjeje për Silvën. Mes tyre ishte edhe ish-kolegu i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, i cili ndau mesazhin e thjeshtë  “Legjendë, faleminderit për gjithçka”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika