Ushtria e Ukrainës thotë se ka pasur sukses në një nga linjat e frontit në Ukrainën juglindore, ndërsa zyrtarët perëndimorë flasin për një goditje të madhe që po ndodh.
Siç raporton BBC, në një video të publikuar nga presidenti Zelensky, trupat ukrainase thanë se kishin marrë fshatin Staromaiorske.
Më herët, ushtria ukrainase tha se po “konsolidonte pozicionet” që kishte arritur në të njëjtën zonë, në lindje të qytetit të Zaporizhzhia.
Ukraina nuk e ka konfirmuar se ka përforcuar kundërsulmimin e saj.
Por presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se sulmet e Ukrainës ishin intensifikuar “dukshëm”.
Ai u tha gazetarëve në Shën Petersburg se nuk kishin pasur sukses “Të gjitha përpjekjet kundërsulmuese u ndaluan dhe armiku u zmbraps me viktima të mëdha.”
Aleksandr Khodakovsky kundërshtoi Putinin, duke thënë se Ukraina kishte bombarduar në mënyrë metodike Staromaiorske për disa ditë dhe kishte arritur përfitime, duke u mbajtur në periferi dhe duke vazhduar.
Blogeri ushtarak rus, WarGonzo tha se lajmi ishte shqetësues pasi Staromaiorske ishte një post kyç rus në vijën e frontit në rajonin juglindor të Zaporizhzhia.