Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka dhunuar një grua në Prizren.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.