Këngëtari i njohur, Capital T, ka rrëfyer ekskluzivisht për Radio Dukagjinin lidhur me jetën e tij personale.
Në një intervistë për emisionin Radar me Edita Dolin, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të ajo është “më e bukura në botë”.
Një lidhje e ngrohtë dhe e përzemërt, siç e ka përshkruar këngëtari, ka bërë që ai të ndihet i bekuar dhe i kënaqur.
Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.
“Po normal që kam femën. Për mua, ajo është më e bukura në botë. Ajo ka me qenë në koncert, është gjëja më e madhe,” u shpreh ai me një buzëqeshje, duke përmendur partneren e tij.
“Nuk hyhet në një lidhje me synimin që të kryhet, nuk jemi në planet për martës momentalisht, por besoj që gjithçka do të shkoj shumë mire”, ka shtuar ai.
Ndryshe, siç është paralajmëruar, ai do të mbajë koncertin “Time Capsule” në Prishtinë më 11 gusht.
Eventi madhështor pritet të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.