Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shkruar se “Qeveria e Albin Kurtit, e izoluar nga bota, po del të jetë e hapur vetëm ndaj krimit”.
Tutje, ai ka thënë se “këta që na shiten si kujdestarë e mbrojtës të popullit, edhe vajin e rezervës shtetërore e paskan vjedhur”.
Ndër të tjera, ai ironizon me një video të publikuar nga gazeta ‘Nacionale’ për zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MTI), të frikësuar flasin për aferën e blerjes së vajit ne Poloni.
“Paret paskan shkuar në Poloni, po vaji për rezervë shtetërore nuk ka ardhur në Kosovë”, vijon ai.
Tutje, “Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Vaji i Polonisë – janë dëshmi e kësaj hapjeje, që i kalon kufijtë e Kosovës”, ka përfunduar Gjoshi.