Lavrov: Perëndimi i ka shpallur ‘luftë totale hibride’ Rusisë

Ministri i jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, është ankuar se shtetet perëndimore kanë shpallur luftë hibride ndaj Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov

“Perëndimi ka shpallur një ‘luftë hibride totale’ kundër Rusisë dhe është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë”, ka thënë ministri i jashtëm i Moskës.

Sergei Lavrov ka thënë se pasojat e luftës në Ukrainë do të ndihen në mbarë botën.

Por, duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ai ka theksuar “Politikanët perëndimorë duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin tonë janë të kota”.

Ai vazhdoi të akuzonte vendet perëndimore për vjedhjen e pasurive të vendeve të tjera, dhe për humbjen e reputacionit të tyre si partnerë të besueshëm.

“Në të ardhmen, ekonomia botërore do të deamerikanizohet,” ka thënë ai, raporton Sky Neës.

Të shtunën e 14 majit, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi liderin finlandez se braktisja e neutralitetit do të ishte një “gabim”, dhe se nuk ka kërcënime të sigurisë për kryeqytetin e saj, Helsinki.

Në përgjigje, Sauli Niinisto i ka thënë zotit Putin se kërkesat e tij që vendet të shmangin anëtarësimin në NATO, së bashku me pushtimin e Ukrainës, kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika