Sezoni i ri i emisionit të rekordeve “Dueli Sportiv” po vjen me risi të reja.
Rubrika më e re do të jetë kuizi sportiv “Kush jam unë”, më saktësisht kushtuar futbollit, ku pjesmarrësit do të testojnë njohuritë e tyre rreth sportit më të popullarizuar në botë.
Koncepti i lojës do të jetë shumë i thjeshtë.
Moderatori e formulon, duke dhënë tre detaje, teksa në fund vije pyetja “kush jam unë”.
Ja një opsion i mundshëm:
PYETJA – Unë i kam fituar shtatë topa të artë. Jam edhe kampion i botës me Argjentinën. Teksa, aktualisht luaj në Amerikë. Kush jam unë?
PËRGJIGJE – Unë jam Leo Messi.
Përgjigja e saktë nga garuesi do të vlerësohet me 1 pikë, kurse nëse gabon, atëherë ai do të ketë -1 pikë.
VËREJTJE: Nëse garuesi nuk e nis përgjigjen me “unë jam”, atëherë nuk do t’i numërohet si e saktë, dhe do të ketë -1 pikë.
Faza e parë dhe çerekfinalet do të jenë me nga tre garues për emision. Ndërsa, gjysmëfinalet me nga dy garues për emision. Formati do të jetë me eliminim direkt.
Finalja e madhe do të mbahet më 17 dhjetor.
VENDI I PARË FITON 700 EURO, NDËRSA I DYTI 300.