Dreshaj i AAK-së numëron veprimet e Qeverisë që “dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës”

"Pra këto nuk janë gjëra të mira që promovojnë stabilitetin në vend. E sa më pak aferat korruptive që po dalin kohëve të fundit, si përgjimet"

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj

Gjatë ditës së premte është bërë me dije se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së “Klan Kosovës. Kështu, vendimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës “në përputhje me ligjin”.

Këtë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini e ka komentuar deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo është një presion i drejtpërdrejtë ndaj mediave, “në veçanti për disiplinim të atyre të vilave kanë një opinion pak më ndryshe nga qeveria aktuale”.

Më tej, Dreshaj, duke theksuar se cilat raste dëmtojnë imazhin e Kosovën në raport më ndërkombëtarët, ka shtuar se edhe ky vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës dëmton imazhin e Kosovës

“..është një imazh i keq. Por ky prezantimi i imazhit të keq ishte edhe në Kuvend atëherë kur provokuan me dhunë. Imazh i keq është edhe intervenimi i njësive speciale në veri. Pra këto nuk janë gjëra të mira që promovojnë stabilitetin në vend. E sa më pak aferat korruptive që po dalin kohëve të fundit, si përgjimet. Në esencë kush është i involvuar dhe i përshirë në të imazhi i Kosovës bie në raport me ndërkombëtarë dhe në raport më promovimin r vendit si vend stabil. Si vend me prosperitet, si vend i cili më të vërtetë ka intence integrimin evropian”, ka theksuar Dreshaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika