Deri në 3 orë pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë, kolona gati 2 kilometra(VIDEO)

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona arrin deri në 1800 metra te pika kufitare e Dheut të Bardhë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës

Deri në 2 orë pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë, kolona gati 2 kilometra

Pritjet te pika kufitare e Dheut të Bardhë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës po arrin deri në tri orë.

Kështu bëhet e ditur sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ndërsa dalja nga ana tjetër merr kohën vetëm rreth 20 minuta.

Në një video dërguar në adresë të Dukagjinit shihet si rrjedhojë e pritjeve të gjata, kolona të gjata të automjeteve që presin për të hyrë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona arrin deri në 1800 metra.

 

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë në intervale kohore më të shkurtra.

Për të hyrë në Kosovë nga pika e Muçibabës, pritja arrin në 2 orë. Ndërkaq, në Merdare arrin deri në pothuajse një orë për të hyrë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika